Lajme

Shefi i ri i EULEX Kosova Lars-Gunnar Wigemark u takua me Presidentin Thaçi

24 janar 2020

Më 24 janar, Shefi i Misionit Lars-Gunnar Wigemark u takua me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pasi e mori detyrën si Shef i ri i EULEX Kosova një ditë më parë.

“Jam i lumtur që e takova Presidentin Thaçi sot në angazhimin tim të parë zyrtar në krye të EULEX Kosova. Ishte kjo një mundësi e shkëlqyeshme për ta ri-konfirmuar përkushtimin e këtij Misioni për ta mbështetur sundimin e ligjit në Kosovë. EULEX Kosova do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Kosovës për forcimin e drejtësisë dhe kapaciteteve të saj për zbatimin e ligjit”, tha Wigemark.

Presidenti Thaçi dhe Shefi i Misionit u pajtuan që sundimi i ligjit vazhdon të jetë prioritet kryesor për Kosovën në rrugëtimin evropian të saj. 

Lars-Gunnar Wigemark është një diplomat suedez. Ai ka shërbyer si Shef i Delegacionit të BE-së në Bosnje e Hercegovinë dhe Përfaqësues Special i BE-së në Bosnje e Hercegovinë deri në muajin gusht 2019. Përpara kësaj ai ishte Ambasador i BE-së në Pakistan.