Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerPLNP Borrell viziton EULEX-in

PLNP Borrell viziton EULEX-in

30 janar

Më 30 janar, Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/ Nënpresidenti i Komisionit Evropian, bëri vizitë në Kosovë. Gjatë kohës sa ishte në Prishtinë, ai vizitoi Selinë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), ku u takua me Shefin e Misionit, Lars-Gunnar Wigemark dhe ekipin udhëheqës të EULEX-it.

Gjatë vizitës së tij në EULEX, misioni më i madh civil i BE-së për PPSM, Përfaqësuesi i Lartë / Zëvendëspresidenti u informua për mandatin, punën dhe aktivitetet e Misionit.




"Efektiviteti dhe rëndësia e një misioni civil të PPSM si EULEX Kosova bazohet në asistencë të integruar të nivelit të ekspertëve që qëndrojnë krah për krah me homologët nga vendi. Kjo ndihmon për të ndërtuar një nivel unik të besimit dhe besueshmërisë," tha Wigemark.

PLNP Borrell theksoi rëndësinë e misioneve dhe operacioneve të BE-së për menaxhim të krizave, thelbi i politikës së përbashkët të BE-së për siguri dhe mbrojtje. Ai theksoi se Kosova është shembulli i përsosur i tërë mjeteve të BE-së të angazhuara në punë, që përfshinë fuqinë e butë dhe shtrirjen diplomatike të kombinuar me veprime konkrete në terren.
 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media