Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerDEKLARATË NGA KAPACITETI PËR PLANIFIKIME DHE...

DEKLARATË NGA KAPACITETI PËR PLANIFIKIME DHE VEPRIME CIVILE (CPCC) MBI PANDEMINË AKTUALE

25 mars

Ne jemi duke u ballafaquar me pandeminë e përkohshme, por të rëndë Covid 19.
 
Të gjitha Misionet civile të Politikës së Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje (CSDP) i respektojnë rregulloret e vendeve ku operojnë dhe i zbatojnë masat e kujdesit të rekomanduara ndërkombëtarisht për mbrojtjen e njerëzve nga virusi. Shumë pjesëtarë të stafit të misioneve janë vet-izoluar dhe janë duke telepunuar. Menaxhmenti dhe ekspertët mjekësorë në Misionet tona civile sigurojnë përputhshmëri të plotë me të gjitha rregulloret dhe masat shëndetësore për kujdes.  
 
Misionet tona i kanë përshtatur apo reduktuar përkohësisht aktivitetet operacionale kudo që është e nevojshme.
Mentorimi dhe këshillimi alternativ i parterëve lokalë përmes e-mailit, telefonit apo videove organizohet aty ku është e mundur dhe e kërkuar.  
 
Funksionet e domosdoshme vazhdojnë por nën zbatimin e plotë të masave të kujdesit shëndetësor. Shembuj të funksioneve të domosdoshme përfshijnë programin për mbrojtjen e dëshmitarëve që është në kuadër të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë apo monitorimi i dukshëm i vazhdueshëm i vijave kufitare administrative nga Misioni i BE-së në Gjeorgji për Monitorim.
 
Ne do të rifillojmë aktivitetet e plota operacionale sapo të vlerësohen të parrezikshme. Masat tona për reduktime janë të përkohshme: Misionet civile të PPSM do të vazhdojnë t’i mbështetin partnerët në objektivën tonë të përbashkët për siguri.  
 
Shprehim dhimbje për ata që janë prekur nga virusi dhe vlerësim për ata që punojnë në vijën e frontit të shërbimeve shëndetësore dhe funksioneve esenciale që mundësojnë funksionimin e vazhdueshëm të shoqërive tona.  
 
Kjo është krizë e përkohshme. Së bashku do ta vejmë nën kontroll.  
 
Informatë: Njëmbëdhjetë misionet civile të PPSM punojnë për ngritjen dhe fuqizimin e sigurisë, sundimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut. Rreth 2000 burra dhe gra janë të punësuar në Misionet civile në Evropë, Afrikë dhe Lindje të Mesme. Rreth 100 persona punojnë në Selinë Operacionale të këtyre Misioneve në Bruksel (Kapaciteti për Planifikime dhe Veprime Civile, CPCC). Shumica e stafit tonë në mbarë botën aktualisht janë duke telepunuar. Stafi esencial vazhdon, por duke i zbatuar të gjitha masat mbrojtëse.​
Prapa

Zyra për Informim