Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerNjësia Korrektuese e EULEX-it prezanton para...

Njësia Korrektuese e EULEX-it prezanton para Shërbimit Korrektues të Kosovës instrumente për ekzaminimin e përdorimit të alkoolit dhe drogës

18 dhjetor 2020

Njësia Korrektuese e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) organizoi një trajnim online për dhjetë zyrtarë të Njësisë sëShërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) për Vlerësimin dhe Klasifikimin e të Burgosurve, ku u prezantuan dy instrumente ekzaminuese për matjen e përdorimit të alkoolit dhe drogës, testi për identifikimin e çrregullimeve të përdorimit të alkoolit (AUDIT) dhe testi për identifikimin e çrregullimeve të përdorimit të drogës (DUDIT).

Gjatë trajnimit, trajnerja Linda Salenmo, Këshilltare nga EULEX-i për çështje korrektuese, prezantoi para zyrtarëve të ShKK instrumentin AUDIT për ekzaminim dhe vlerësim e përdorimit të alkoolit dhe instrumentin DUDIT për ekzaminimin e problemeve me drogën, dhe shpjegoi se si këto dy instrumente mund të përdoren për të bërë një vlerësim më të mirë të shprehive të të burgosurve me përdorimin e alkoolit dhe drogave. 

“Ky trajnim ka për qëllim që zyrtarët e ShKK-së të përfitojnë këto njohuri specifike si dhe themelin e ekzaminimit dhe vlerësimit konkret të saktë të përdorimit potencial të alkoolit dhe drogës,” tha Salenmo. 

Edhe pse ky trajnim u mbajt në platformë virtuale, ai ishte shumë praktik meqë pjesëmarrësit patën mundësinë e përdorimit tëformularëve AUDIT dhe DUDIT gjatë ushtrimeve praktike për matjen e përdorimit të alkoolit dhe drogës dhe varësinë prej tyre.

Pas përfundimit të ushtrimeve ndëraktive, trajnerja dhe pjesëmarrësit diskutuan rreth mënyrës së leximit dhe vlerësimit tërezultateve prej formularëve. Ata shtjelluan edhe masat përcjellëse, të cilat mund t’i rekomandohen të burgosurve, si seanca këshillimi, mbështetje apo edhe hospitalizim. 

Efikasiteti dhe praktikaliteti i këtyre instrumenteve të prezantuara rishtazi do të shqyrtohet gjatë takimeve të rregullta që Njësia Korrektuese e EULEX-it mbanë me homologët nga ShKK. AUDIT është zhvilluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe DUDIT është zhvilluar nga Shërbimi Korrektues i Suedisë dhe një universitet i Suedisë. Këto instrumente të ekzaminimit përdoren në shumë shtete nëpër botë. 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media