Lajme

Zëvendësshefi i Misionit EULEX pret në takim Komandantin e ri të Njësisë shumëkombëshe të specializuar të Karabinierit italian

25 shkurt

Më 25 shkurt, Zëvendësshefi i Misionit, Kol. Cezary Luba, priti në takim Komandantin e ri të Njësisë shumëkombëshe të specializuar të Karabinierit italian (MSU) të KFOR-it, Kol. Stefano Fedele.

Kol. Luba foli për bashkëpunimin e ngushtë mes  EULEX-it dhe KFOR-it në të gjitha nivelet, duke theksuar në veçanti atë se si Njësia e Policisë Speciale të EULEX-it dhe MSU rregullisht i bashkërendojnë  aktivitetet e tyre dhe mbajnë stërvitje të përbashkëta si pjesë e një sistemi treshtresor të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë, EULEX-i është reaguesi i dytë, dhe KFOR-i reaguesi i tretë.

Kol. Fedele shprehi mirënjohjen e tij për punën e përbashkët pozitive dhe të gjatë mes të dy organizatave dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm për paqe dhe stabilitet në Kosovë.  

Zëvendësshefi i Misionit EULEX po ashtu paraqiti para Komandantit të MSU një pasqyrë të përgjithshme rreth mandatit aktual të Misionit dhe evoluimit përgjatë kohës në spektrin e aktiviteteve të tij.