Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailer“Mesazhi im për të gjitha familjet të cilave...

“Mesazhi im për të gjitha familjet të cilave të dashurit e tyre u janë zhdukur është të paraqiten dhe të japin gjak për të ndihmuar kërkimin tonë për të gjetur fatin e të gjithë personave të zhdukur” - Tarja Formisto për dokumentarin e Kanal 10 me titull “Gjurmimi i personave të zhdukur”

29 prill

27 Prilli shënon Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë. Zëvendësdrejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe ekspertja e EULEX-it, Tarja Formisto, ka dhënё një intervistë për dokumentarin e Kanal 10 me titull “Gjurmimi i personave të zhdukur”, ku ajo flet për punën e Misionit në gjetjen e personave të zhdukur dhe çfarë përfshin ky proces kompleks dhe i ndjeshëm.

"Unë shikoj se kush është zhvarrosur dhe kur, kush është identifikuar, dhe cilat mbetje i kemi në morg. Gjatë inventarizimit, kuptova se disa mbetje mortore nuk ishin testuar me ADN dhe se disa mbetje nuk u përkisnin personave të zhdukur. Kur pëfundoi kjo, kuptova se unë gjithashtu kisha nevojë për informacion mbi personat e zhdukur, se si ata u zhdukën dhe çfarë lloj informacioni kishim lidhur me ta para vdekjes. Ky ishte hapi i radhës. Besoni apo jo (…) pastaj kemi mёsuar se një person i zhdukur në të vërtetë ishte gjallë dhe jetonte në Gjermani. Pra, kemi vërejtur se ishte e rëndësishme të shihnim se kush raportohej si person i zhdukur, prejardhjen e tyre dhe nëse familja e tyre i dha mostër gjaku KNPZ-sё (Komisioni Ndërkombëtar për Përsonat e Zhdukur) , "shpjegoi Formisto.

Testimi i ADN-së së mbetjeve është thelbësor në procesin e identifikimit. “E vetmja mënyrë për të identifikuar mbetjet ishte marrja e mostrave dhe bërja e testit të ADN-së. Në këtë mënyrë, ne arritëm të bёnim identifikime të reja nga të gjitha masakrat. Ekipet mjeko-ligjore që kanë punuar në Kosovë gjatë vitit 1999 gjithashtu krijuan një bazë që ne të vazhdojmë të punojmë, ”tha Formisto.

Ajo gjithashtu tha se afërsisht 50 përqind e personave të zhdukur në Kosovë janë gjetur në varreza. Çdo vit, kur një varr u hap dhe u vërtetua se ai ishte i zënë (plotёsuar) tashmë, ekipi i ekspertëve mjeko-ligjorë të EULEX-it ishte ftuar menjëherë për të kontrolluar nëse mbetjet tregonin se ishte rast i personit të zhdukur. Kishte edhe raste kur eshtrat ishin ndarë në zona të ndryshme. “Për shembull, në vitin 2014, kur ishim duke punuar në një varr masiv në Rudnicё, gjetëm eshtrat e 54 individëve. Në një rast, ne gjetëm vetëm dy copё të vogla të kafkës. Pasi arritëm të merrnim një profil të ADN-së, familja e personit nuk donte të varroste të dashurin e tyre pa pjesën tjetër të trupit të tij ose të saj. Dhe, ne gjetëm pjesën tjetër të mbetjeve në Kizevak ", shpjegon Formisto duke shtuar se zgjidhja e çështjes së një personi të zhdukur" varet nga ajo që kemi në dispozicion nё fillim të procesit ".

Më tej, ajo u bën thirrje Komisioneve të Serbisë dhe Kosovës për Personat e Zhdukur dhe të dy qeverive që të jenë transparente, t'i japin njëri-tjetrit informacionet e nevojshme dhe të bëjnë gjithçka që është e mundur për familjet e personave të zhdukur. Ajo gjithashtu nxit njerëzit që kanë informacion të paraqiten, dhe familjet të japin gjak për të mundësuar procesin e identifikimit.

"Dëshmitarët nuk duhet të kenë frikë dhe të kërcënohen. Ata duhet ta ndiejnë se janë të sigurt dhe duhet të jenë në gjendje të paraqesin informacione, nëse i kanë. Sepse, ne jemi duke punuar për arsye humanitare, nuk po ndjekim penalisht askënd. Ne thjesht duam të gjejmë personat e zhdukur.

Ndonjëherë familjet hezitojnë të japin gjak sepse mendojnë se në këtë mënyrë u hiqet shpresa e fundit për të gjetur të dashurit e tyre të gjallё. Por, sipas Formisto, dhënia e gjakut është thelbësore për ti dhënë fund rrugёtimit të dhimbshëm tё familjeve pёr të gjetur të dashurit e tyre të humbur.

Të intervistuarit tjerë që ishin pjesë e dokumentarit janë: Saranda Bogujevci, Zëvendës Kryetare e  Kuvendit të Kosovës; Naim Qelaj, Avokat i Popullit; Arsim Gerxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës; Ibrahim Makolli nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur; Drita Hajdari nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK); Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare; Negovan Mavric nga Qendra e Burimeve për Personat e Zhdukur; dhe Luigj Ndou nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Dokumentari i plotë mund tё shikohet këtu (here)

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media