Lajme

EULEX-i ia paraqet PK-së Planin e veprimit për implementimin e modelit të kryerjes së detyrave policore të udhëhequra nga inteligjenca

26 qershor 2015

Të hënën, 26 qershor, EULEX-i ia paraqiti menaxhmentit të lartë të Policisë së Kosovës (PK) një strategji për të ndihmuar në parandalimin dhe zvogëlimin e krimit në Kosovë. 

Këshilltari i EULEX-it për Ndihmës Drejtorin e Përgjithshëm të Hetimeve, Oliver Hoffmann, e paraqiti prezantimin i cili përmbante një vlerësim gjashtëmujor të modelit të kryerjes së detyrave policore të udhëhequra nga inteligjenca (PUI). Veç parandalimit dhe zvogëlimit të krimit, modeli demonstroi edhe praktikat më të mira në shfrytëzimin efikas dhe efektiv të burimeve dhe ka identifikuar një plan veprimi 23 pikësh i cili do të miratohet nga Policia e Kosovës. Në mesin e këtyre pikave të planit të veprimit është edhe sugjerimi që PK-ja të ngritë vetëdijesimin në mesin e 7,500 policëve përkitazi me vlerën që ka paraqitja e informacionit dhe theksimi i përfitimeve që sjell kryerja e detyrave policore e udhëhequr nga inteligjenca. Modeli ishte pranuar mirë nga menaxhmenti i lartë i PK-së i cili u pajtua që ta përfshijë modelin e PUI në Planin Strategjik 2013-2017 gjatë mbajtjes së një punëtorie më 02 korrik, të lehtësuar nga OSBE-ja.

PK-ja do të vazhdojë të punojë me EULEX-in gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për ta zbatuar modelin e PUI, kryesisht me anë të fushatës me anë të posterëve dhe mbajtjen e brifingjeve për personelin e saj në mënyrë që ta rrisë qëndrueshmërinë.