Lajme

Zyrtarë policorë nga Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it shkëlqejnë në “Sfidën Zvicerane të Qitjes”

05 tetor 2021

Më 25 shtator, 10 zyrtarë policorë nga Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NjPS) morën pjesë në “Sfidën Zvicerane të Qitjes”, garë e organizuar nga kontingjenti zviceran në KFOR në poligonin e qitjen në Prishtinë.

Në këtë garë morën pjesë gjithsej 117 ushtarë dhe zyrtarë, përfshirë 10 zyrtarë policorë të EULEX-it nën udhëheqjen e zëvendëskomandantit të rotacionit XXXII, Kapiten Michał Jaśkowski. Pjesëmarrësit u vlerësuan në bazë të shkathtësive të tyre për qitjen e 18 plumbave nga një distancë 25 metërshe. Një pjesëtar i ekipit të NjPS të EULEX-it u radhit i dyti në garë dhe tetë prej 10 përfaqësuesve të ekipit të NjPS arritën të ishin në mesin e 20 të parëve.