Lajme

Zëvendësshefi i EULEX-it diskuton me Drejtorin e Policisë së Kosovës për situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe patrullimet e vëzhgimit nga EULEX-i

15 tetor 2021

Më 14 tetor, Zëvendësshefi i Misionit EULEX, Cezary Luba, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, diskutuan për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes EULEX-it dhe Policisë së Kosovës dhe situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Nga data 20 shtator deri 14 tetor, Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it zbarkoi në pikëkalimet e përbashkëta Bërnjak/Tabalije dhe Rudnicë/Jarinjë në një rol të vëzhgimit me kërkesë të Policisë së Kosovës në pajtueshmëri me mandatin e EULEX-it si reagues i dytë i Kosovës për siguri. Nga data 15 tetor e më tutje, Misioni ynë vazhdon të kryejë patrullime të përditshme të vëzhgimit në pjesën veriore të Kosovës.