Lajme

Reportazh i TVP3 të Polonisë lidhur me Njësinë Policore të Specializuar të EULEX-it

07 prill 2022

Gjatë muajit mars 2022, televizioni polak TVP3 e vizitoi Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), dhe pati mundësinë që ta përcillte punën e përditshme të 105 policëve polakë që e përbëjnë NJPS të EULEX-it.

Ekipi televiziv i ka intervistuar edhe Zëvendës Shefin e EULEX-it, Cezary Luba dhe Komandantin e NJPS-së, Nënkolonel Krzysztof Sowiński, të cilët i përshkruan detyrat kryesore të cilat i kryen NJPS-ja në baza ditore dhe e theksuan përkushtimin e secilit zyrtar policor për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë.

NJPS-ja është e stacionuar në Mitrovicë dhe është reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, si pjesë e një mekanizmi me tre nivele të reaguesve të sigurisë ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë, EULEX-i është i dyti dhe KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë.

Në mars, një Njësi Rezervë e Policisë së Specializuar e përbërë nga xhandarë portugezë dhe francezë nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë (EUROGENDFOR) është zbarkuar gjithashtu përkohësisht në Kosovë për t’i përforcuar kapacitetet ekzistuese të NJPS-së së EULEX-it.

Reportazhi i plotë në: https://regiony.tvp.pl/59523098/07042022