Lajme

NjPS dhe NjPSR e EULEX në trajnim të përbashkët me NjSSh të KFOR

17 qershor

Më 17 qershor, Njësia Policore e Specializuar (NjPS) dhe Njësia Policore e Specializuar Rezervë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) mbajtën një trajnim të përbashkët me Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it në kampin "Vrella".

Trajnimi kishte për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të EULEX-it dhe KFOR-it, reaguesit të dytë dhe të tretë të Kosovës për siguri përkatësisht, dhe avancimin e bashkërendimit dhe komunikimit të tyre për një reagim më të mirë ndaj synimit të tyre të përbashkët: mbështetja e stabilitetit të Kosovës dhe kontributi për sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë.