Lajme

EULEX-i i dhuron Shërbimit Korrektues të Kosovës një donacion me pajisje të reanimimit

12 gusht

Më 10 gusht, Zëvendësshefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit nëKosovë (EULEX), Cezary Luba, i dorëzoi zëvendësuesit të Drejtorit të përgjithshëm tëShërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Sami Gashi, 149 pako të ndihmës së parë,shtatë pako me pajisje për trajnime, që përfshijnë defibrilatorë dhe kukulla reanimacionipër trajnime, si dhe pajisje të teknologjisë informatike për të gjitha 11 qendrat eparaburgimit dhe ato korrektuese në Kosovë.

Gjatë pranimit të donacionit, Gashi lavdëroi bashkëpunimin me Njësinë korrektuese tëEULEX-it: “Dëshiroj të shpreh falënderimin tim personal për EULEX-in: pjesa kryesore ezhvillimit profesional dhe e ngritjes së kapaciteteve të Shërbimit Korrektues të Kosovësështë mundësuar falë mbështetjes suaj.”

Zyrtarët korrektues janë reaguesit e parë në rastet e nevojës për parandalimin evdekjes së të burgosurve që pësojnë arrest kardiak apo që përpiqen të lëndojnë veten e tyre.

Në prill të vitit 2022, 13 zyrtarë e ShKK-së u trajnuan si instruktorë të reanimimit ngaana e instruktorëve mjekësorë të Njësisë mjekësore të EULEX-it. Trajnimi u regjistruadhe certifikua nga Këshilli Evropian i Reanimimit (KER), dhe u mbajt sipas protokollevetë përditësuara të KER. Këta instruktorë të certifikuar tashmë kanë organizuar, membështetjen e Njësisë mjekësore të EULEX-it, gjatë seanca të trajnimit për reanimimpër kolegët e tyre në ShKK, sipas udhërrëfyesve dhe protokolleve të KER, meobjektiven e gjithmbarshme shpëtimin e jetës. https://www.eulex-kosovo.eu/?page=1,11,2548

“Fatkeqësisht, pas pandemisë, ka patur shtim të përpjekjeve për vetëvrasje në mesin etë burgosurve, dhe organizimi i këtyre trajnimeve tashmë kanë ndikuar pozitivisht përngritjen e vetëdijesimit mbi këtë çështje dhe për t’i ndihmuar stafit për intervenim dhereagim të shpejtë. Ka patur raste kur zyrtarët e ShKK-së kanë arritur të parandalojnëpërpjekje të tilla,” shtoi Gashi.  

Falë këtij donacioni, instruktorët e certifikuar të ShKK-së për reanimim do të kenëmundësi që aktivitetet e trajnimeve për reanimim për kolegët e tyre t’i organizojnë nëmënyrë të pavarur.

Udhëheqësja e Njësisë Korrektuese të EULEX-it, Ritva Vahakoski, ritheksoipërkushtimin e EULEX-it për të mbështetur ShKK-në për nevojat e tyre të ardhshme përtrajnime si dhe qëndrueshmërinë e mbështetjes së EULEX-it, duke shtuar: “E tërë idejae këtij projekti është që të sigurohet që Shërbimi Korrektues i Kosovës të jetë plotësishti pajisur për të vazhduar me trajnimin e stafit për këto shkathtësi të shpëtimit të jetës”.​

Donacioni që u nda është faza e dytë dhe përfundimtare e projektit të mbështetur nga EULEX-i “Trajnime për ngritjen e aftësive të stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës për dhënien e ndihmës së parë për të burgosurit.”

Që nga viti 2016, Njësia mjekësore e EULEX-it në bashkëpunim me Njësinë korrektuese të EULEX-it kanë mbështetur ShKK-në për krijimin e një mjedisi më të sigurt nëpër qendrat e paraburgimit dhe burgjet përmes organizimit dhe ofrimit të trajnimeve për reanimim për rreth 500 pjesëtarë të stafit të ShKK-së.