Lajme

EULEX-i priti një grup policësh nga Gjermania

26 prill 2023

Më 26 prill 2023, një grup prej 17 policësh nga Gjermania e vizituan Selinë e Misionit tonë dhe Qendrën tonë në Mitrovicë. Ata u përshëndetën nga Ioanna Lachana, Shefe e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik dhe Zëdhënëse, e cila i njoftoi vizitorët me mandatin e Misionit dhe mënyrën se si ai ka evoluar ai gjatë dekadës së fundit. Vizitorët patën mundësinë të informohen edhe nga Hubert van Eck Koster, Shef i Njësisë për Monitorimin e Rasteve, i cili ua shpjegoi mandatin unik të kësaj njësie, përkatësisht monitorimin e fuqishëm të gjithë sistemit të drejtësisë në Kosovë. Dislokimi në Misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe mundësitë për karrierë punësimi në EULEX u prezantuan nga Anita Janassary, Shefe e Divizionit të Burimeve Njerëzore dhe Hans-Jochen Mertins, Zyrtar Operacional i Qendrës së Situatave.

Dita përfundoi me një vizitë në Qendrën e EULEX-it në Mitrovicë, e cila është baza e Njësisë Policore të Specializuar (NPS) të EULEX-it. Vizitorët u informuan nga Komandanti i NJPS-së i cili gjithashtu atyre ua tregoi bazën ku patën rastin të mësojnë më shumë për punën e përditshme të NPS-së.