Lajme

Donacioni i dytë i librave për bibliotekën e Gjykatës së Apelit

16 maj 2016

Më 12 maj, personeli i drejtësisë i EULEX-it i cili punon në Gjykatën e Apelit ia dorëzoi Kryetares së Gjykatës së Apelit, Tonka Berisha, donacionin e doracakëve praktikë  për zhvillimin e praktikës së Tribunalit Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi (ICTY).

Gus de Witt, zyrtar përgjegjës, Zyra e Mekanizmit të Kryesekretarit për Tribunalet Ndërkombëtare Penale në Hagë, Holandë, tha, “deri sa ICTY po shkon drejt përfundimit të mandatit të tij, pasuesi i tij ligjor Mekanizmi për Tribunalet Ndërkombëtare Penale (MTNP), është i gatshëm ta vazhdojë bashkëpunimin dhe t’iu ofrojë ndihmë homologëve në rajon. Në këtë aspekt, më vjen jashtëzakonisht mirë që kemi pasur mundësi t’i ndihmojmë Gjykatës së Apelit të Kosovës duke ua dhuruar Doracakun e ICTY për Praktikat e Zhvilluara në gjuhën shqipe. Doracaku është mjet referues shumë i dobishëm që i ngërthen në vete praktikat më të rëndësishme të funksionimit të cilat janë zhvilluar nga ana e ICTY gjatë njëzet vjetëve të kaluar dhe në veçanti ka për qëllim mbështetjen e gjyqësorëve vendas në ndjekjen penale të krimeve të luftës nga ana e tyre.”

Qëllimi i këtij donacioni është pasurimi i bibliotekës së Gjykatës së Apelit dhe ofrimi i një mundësie më të mirë për gjyqtarët që të konsultojnë literaturë të ndryshme kur përballen me problem apo dilema në fushën e punës së tyre.