Lajme

Studentët e vizituan EULEX-in

26 maj 2016

Dje, një grup i përzier prej më shumë se 40 studentëve nga Gjermania dhe Kosova e vizituan EULEX-in si pjesë e vizitës studimore të tyre në Kosovë.

Ata i priti Zëvendës-shefi i Misionit, Bernd Thran, si dhe pjesëtarë të nivelit të lartë të këtij misioni, ku para studentëve u bë një prezantim i shkurtë lidhur me Deklaratën e Misionit krahas katër objektivave kryesore të EULEX-it.  Këta studentë u angazhuan në diskutime interesante me Zv-shefin e Misionit, duke prekur tema si sukseset e misionit, sfidat dhe hollësi lidhur me aktivitetet e brendshme në punën e përditshme të këtij Misioni.

Më pas u bë një diskutim i gjallë dhe dinamik, duke nxitur pyetje të shumta nga ana e studentëve.