Lajme

Praktikantët e GIZ-it vizituan EULEX-in

22 shtator 2016

Më 20 shtator, një grup i përbërë nga tetëmbëdhjetë praktikantë të GIZ-it, Ndërmarrja Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, vizitoi EULEX-in në Prishtinë për të mësuar më shumë lidhur me punën e misionit.  

Studentët u takuan me Dragana Nikolic Solomon, Udhëheqëse e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik, dhe me Naim Hajdarin, zyrtar politik, të cilët i informuan studentët lidhur me mandatin, të arriturat dhe sfidat e misionit, si edhe lidhur me situatën politike në rajon.