Lajme

Studentë nga Gjermania, Franca, Serbia dhe Kosova e vizituan EULEX-in

31 tetor 2016

Sot, një grup prej 25 studentëve nga Gjermania, Franca, Serbia dhe Kosova e vizituan EULEX-in për të mësuar më shumë për rolin e këtij Misioni në gjykimin e krimeve të luftës. Ky grup i studentëve e vizitoi EULEX-in si pjesë e programit të seminarit të tyre të organizuar së bashku nga FDH Kosova, Zyra Rinore Franko-Gjermane, Iniciativa për të Drejta të Njeriut Beograd, Ndërtimi i Komunitetit Mitrovicë, ALTEA Francë, Max-Mannheimer-Studienzentrum Dachau në kuadër të temës “Drejtësia pa pajtimin? Gjykimi i krimeve të luftës në Evropë prej vitit 1945.”  

Këta studentë patën mundësinë që të marrin pjesë në një diskutim interaktiv, të mundësuar nga Shefja e ZSHIP, Dragana Nikolic Solomon e cila e përmblodhi mandatin e EULEX-it dhe të arriturat e këtij Misioni. Gjyqtarët e EULEX-it, Dariusz Sielicki, Piotr Bojarczuk dhe prokurori i EULEX-it, Paul Flynn në diskutimet e tyre paraqitën më shumë hollësi me fokus të arriturat dhe pengesat në gjykimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës në Kosovë.