One of Us

One of Us

Njëri nga ne: Njihuni me Valon Kurtaj

20 gusht 2019

Të dëgjojmë nga Valon Kurtaj rreth përvojës të punës në EULEX dhe rreth karrierës tani si gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ai filloi karrierën e tij në vitin 2009 si këshilltar ligjor në Mision, në Prokurorinë e Qarkut në Prizren. Pas kalimit me sukses të trajnimit fillestar për gjyqtarë dhe prokurorë në vitin 2012, Valoni u caktua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prizren.

Kur hedhë një vështrim karrierës së tij, Valoni e pranon progresin e arritur gjatë përvojës së tij profesionale në Mision: “Përvoja ime në EULEX më ka ndihmuar të zhvillohem si person dhe si profesionist. Kryerja e detyra të mija të përditshme në një mjedis ndërkombëtar shumë aktiv më ka mësuar se si të merrem me perspektiva të sistemeve juridikë të ndryshëm, dhe njëkohësisht më ka ofruar shumë mundësi për zgjerimin e shkathtësive të komunikimit dhe për shkëmbimin e përvojave me kolegët e mi”.

Profesioni i tij aktual, megjithatë, nuk është i vetmi vend ku ai ka fituar shkathtësi të reja. Gjatë vitit akademik 2012/13, Valoni fitoi bursë nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ku ai përfundoi një program të studimeve master për juridik (MA) për avokatë ndërkombëtarë në Karolinën e Veriut, SHBA. “Programi master ishte mundësi e shkëlqyeshme që më mundësoi zgjerimin e njohurive të mia por edhe më ndihmoi të mësoj se si të ballafaqohem dhe të merrem me sfidat e përditshme të punës sime.”

Menjëherë pas përfundimit të studimeve dhe me përvojën në Mision, Valoni u bë drejtor i Akademisë së drejtësisë së Kosovës, dhe në korrik të vitit 2019 ai u caktua gjyqtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për rastet e Prokurorisë Speciale. Valoni beson se përvoja e tij në EULEX e ka përgatitur për sfidat e përditshme të të qenit gjyqtar – si profesionalisht ashtu edhe personalisht.  Ai thekson se mundësia që ai ka pasur për të mësuar nga praktikat më të mira të BE-së do t’i mundësojnë të ndajë njohuritë e fituara me kolegët dhe t’i inkorporojë ato praktika më të mira në punën e tyre të përditshme. Ai në veçanti theksoi se si puna në Mision i ka dhënë mundësi të mësonte më shumë rreth punës ekipore.