Komunikata për Shtyp

Komunikata për Shtyp

Zhvillime inkurajuese në ndarjen e drejtësisë, por mbetet edhe shumë për t’u bërë. EULEX-i e prezantoi Raportin e tij për Monitorimin e Drejtësisë me gjetje dhe rekomandime për autoritetet e Kosovës

24 nëntor 2022

Më 24 nëntor, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e prezantoi Raportin e tretë publik të tij për Monitorimin e Drejtësisë, i cili e mbulon periudhën prej muajit nëntor 2021 deri në shtator 2022. Raporti bazohet në monitorimin e thuktë të tërë zinxhirit të sistemit të drejtësisë, përfshirë konkretisht 303 raste aktive penale dhe civile. Ky raport përmban gjetje sistematike dhe tematike të shoqëruara me rekomandime të përshtatura për autoritetet përkatëse mbi mënyrat e adresimit të mangësive të identifikuara në sistemin e drejtësisë.

Shefi i Misionit EULEX në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, theksoi se Misioni është i vendosur që të sigurojë transparencë për punën e tij duke shtuar se: “Debati publik i informuar rreth hapave konkret që duhet të ndërmerren për ndarjen e drejtësisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, është thelbësor për të siguruar progres”. Wigemark gjithashtu theksoi se: “Për herë të parë, ky raport i mbulon edhe dy fusha të reja: krimet kundër gazetarëve dhe drejtësinë për të miturit. Në kuadër të temës së luftës kundër korrupsionit, ky raport gjithashtu për herë të parë e trajton, fatkeqësisht, edhe korrupsionin e përhapur gjerësisht në sektorin e kujdesit shëndetësor.”

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, tha: “Raporti i EULEX-it për Monitorimin e Drejtësisë, është gjithsesi i vlefshëm për të ritheksuar gjendjen e rënduar të sistemit të drejtësisë, respektivisht të sektorit prokurorial dhe gjyqësor.”

Ministrja e Drejtësisë e përmendi gjithashtu faktin se ky raport duket të jetë pozitiv për temën e dhunës në baza gjinore, duke pasur parasysh faktin se ka një rritje konstante prej 20% deri në 22% të shkallës së raportimit të rasteve të dhunës në familje, krahasuar me dy vitet e mëparshme. “Në këtë drejtim, përmes politikave dhe veprimeve konkrete, si Ministri e Drejtësisë, po përpiqemi të punojnë në drejtim të sensibilizimit të qytetarëve kundër dhunës, dhe në të njëjtën kohë të inkurajimit të viktimave për ta raportuar dhunën.”

Haxhiu i përmendi edhe krimet ndaj gazetarëve duke i quajtur ato të patolerueshme. “Ministria e Drejtësisë e ka rregulluar me ligj ndihmën juridike falas për të gjithë gazetarët”, tha Haxhiu.

Duke i paraqitur gjetjet dhe rekomandimet kryesore, Shefi i Njësisë së EULEX-it për Monitorimin e Rasteve, Hubert van Eck Koster, theksoi se ka pasur pak zhvillime, relativisht të reja dhe inkurajuese, në ndarjen e drejtësisë në Kosovë, siç është fakti se:

Nga ana tjetër, raporti paraqet edhe mangësi të rëndësishme brenda zinxhirit të drejtësisë, kryesisht për atë se:

Raporti thekson gjithashtu se ka një rënie të numrit të “masave të diversitetit” të aplikuara në rastet që kanë të bëjnë me të mitur: “Policia dhe prokuroria duhet të përdorin në maksimum “masat e diversitetit”, rikujtoi van Eck Koster.

Duke e komentuar pozitivisht raportin, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Resurse i Policisë së Kosovës, Dejan Janković, tha se ai paraqet një qasje dhe analizë gjithëpërfshirëse ndërinstitucionale për ta vlerësuar efektivitetin e sistemit në përgjithësi.

“Do të jemi të fokusuar në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për t'iu përgjigjur këtyre gjetjeve dhe rekomandimeve”, tha Janković, duke e rikonfirmuar edhe përkushtimin e Policisë së Kosovës për ta rritur efikasitetin dhe efektivitetin e saj, si dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve ligj-zbatuese, gjyqësorit dhe shoqërisë civile.

Duke i përmendur disa nga rekomandimet e raportit për rastet e dhunës në baza gjinore dhe zbatimin e Strategjisë për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, Janković shpjegoi se Policia e Kosovës do të përpiqet t’i zbatojë të gjitha aktivitetet, përfshirë edhe kontributin e saj në hartimin e Protokollit për referimin e rasteve të dhunës seksuale dhe zbatimin e tij. Ai, gjithashtu tha se Policia e Kosovës do të punojë në drejtim të hetimit dhe ndjekjes penale të përgjegjësisë penale të prindërve të përfshirë në bashkësitë jashtëmartesore të fëmijëve të tyre dhe se do ta rrisë zbatimin e “masave të diversitetit” siç parashihet me Kodin e Drejtësisë për të Mitur të Kosovës.

Raporti i sotëm është raporti i tretë i serisë së Raporteve publike për Monitorimin e Drejtësisë të publikuara nga EULEX-i, të cilët përfshijnë gjetje dhe rekomandime për autoritetet kosovare dhe që synojnë adresimin e mangësive të identifikuara dhe përmirësimin e sistemit të drejtësisë. EULEX-i e ka publikuar gjithashtu një raport special për ndikimin e COVID-19 në sundimin e ligjit në Kosovë, si dhe një raport me titull “Vlerësimi i trajtimit të rasteve të dhunimit nga sistemi i drejtësisë në Kosovë”. Nga qershori 2018 deri më sot, monitoruesit e drejtësisë nga EULEX-i kanë marrë pjesë në gjithsej 1,667 seanca gjyqësore për 303 raste aktive penale dhe civile.

Shikoni prezantimin këtu:

Lexoni raportin këtu: Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit Raporti i Monitorimit në Drejtësi 2022