Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerEULEX-i mbanë trajnime mjekësore për stafin e...

EULEX-i mbanë trajnime mjekësore për stafin e Shërbimit Korrektues të Kosovës

02 korrik

Njësia mjekësore në EULEX, në bashkëpunim me Njësinë Korrektuese në EULEX, nisi më 27 qershor trajnimet mjekësore të radhës për stafin e Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK).

Sesioni i parë trajnues, që u mbajt në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, u përqendrua në ofrimin e ndihmës së parë në situata emergjente dhe në zbatimin e Protokollit ERC/KER për ndihmën themelore për jetë. Trajnimet mjekësore do të vazhdojnë në muajt në vijim nëpër qendra të tjera korrektuese të Kosovës.

Programi i trajnimeve mjekësore për herë të parë është ngritur në vitin 2016 për të trajtuar nevojën për staf të trajnuar jo-mjekësor në ShKK. Si rezultat, EULEX-i ka organizuar 31 sesione të suksesshme të trajnimeve në vitin 2016 për 419 punonjës të ShKK.

Për mbajtjen e kurseve të trajnimeve, Njësia mjekësore në EULEX ofron gjashtë instruktorë mjekësorë  dhe pajisje të nevojshme, ndërsa Njësia korrektuese në EULEX është përgjegjëse për planifikimin dhe ofrimin e kurseve.
 

Prapa

Zyra për Informim