Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerPërfaqësuesja e EULEX-it flet në Kuvendin...

Përfaqësuesja e EULEX-it flet në Kuvendin vjetor të Shoqatës së Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës

11 dhjetor 2019

Më 11 dhjetor, Shoqata e Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës mbajti kuvendin vjetor dhe prezantoi raportin vjetor të saj. Gjatë kuvendit vjetor, i cili u mbështet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, Koordinatorja për tranzicion e EULEX-it, Alina Laura Matache, foli rreth rrugëtimit të përfshirjes dhe punës së EULEX-it për Shoqatën, duke i theksuar rezultatet e arritura.

“Duke punuar së bashku ne kuptuam se gjëja më e rëndësishme ishte motivimi i stafit. Të gjithë të përfshirët ishin të gatshëm të kontribuonin për një sistem të suksesshëm të burgjeve që rezulton në shoqëri më të sigurt. Të gjithë punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës punojnë çdo ditë me pasion dhe përkushtim për t’i kontribuar shoqërisë së Kosovës, duke promovuar sigurinë dhe duke iu ndihmuar të burgosurve që të riintegrohen në shoqëri,” tha Matache. 

Koordinatorja për tranzicion e EULEX-it po ashtu theksoi se Shoqata e Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës ka të bëjë me secilën anëtare që është pjesë e saj.

“Gjithsecila nga ju ka përgjegjësi që shoqata të rritet dhe të zgjerohet, që të paraqisni ide për trajnime profesionale dhe seminare. Pasioni, motivimi dhe bashkëpunimi – kjo është çfarë kjo shoqatë në të vërtetë është,” tha Matache.

EULEX-i e ka mbështetur Shoqatën e Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës përmes organizimit të seminareve, trajnimeve dhe vizitave studimore.

 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media